Tifozët e sportit janë të përgatitur për një festë festive këtë dhjetor me një orar të madh ngjarjesh të pabesueshme.
SunSport raportoi se Tyson Fury mund të dalë nga pensionimi për të luftuar Oleksandr Usyk në një meç të madh për titullin kampion unifikues në peshat e rënda më 17 dhjetor.
Gypsy King dëshiron të kthehet në një përballje prej 150 milionë euro me Oleksandr Usyk që në undjavën e kaluar mposhti për herë të dytë Anthony Joshuan.
Fury dhe Usyk mund të takohen në Riad, Arabinë Saudite – për t’i dhënë fund diskutimit të gjatë se kush është kampioni unifikues në peshat e rënda në boks.
Më pak se 24 orë më vonë, tifozët do të jenë në gjendje të shijojnë një tjetër ëmbëlsirë festive – finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.
Dy kombëtaret që kalojnë në finale, do të përballen në Lusail, Katar në orën 16:00 me orën tonë lokale më 18 dhjetor.
E pabesueshme, futbolli anglez do të rikthehet vetëm dy ditë më vonë.
Çerekfinalet e Kupës së Ligës do të zhvillohen gjatë javës që fillon më 19 dhjetor.
Tifozët mund të jenë ende duke u ushqyer me emocionet e Kupës së Botës kur ekipet fillojnë të garojnë për Kupën e Ligës në “Wembley”.
Liga Premier do të kthehet më pas në “Boxing Day”, javët më të nxehta në futbollin anglez.
Manchester United do të presë Nottingham Forestin, me kampionin Cityn që shkon te Leeds.
Tottenham do të bëjë udhëtimin nëpër Londër për t’u përballur me Brentford, ndërsa Chelsea do të presë Bournemouth.
Ndërkohë, Arsenali pret West Hamin e David Moyes – me Liverpool që udhëton drejt Aston Villas. /Telegrafi/