Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë në Republikën e Kosovës (FSSHCRK) ka bërë të ditur se po i rishikon disa nga dokumentet, rregullat dhe vendimet që prekin drejtpërdrejt interesin e shërbyesve civilë në institucionet e Republikës së Kosovës.
FSSHCRK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës, që të fillojë të zbatojë Ligjin për Pagat e Nëpunësve Civilë, në mënyrë që të rregullohen pagat e shërbyesve civilë, duke paraparë edhe rritje sipas normave ligjore për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore.
FSSHCRK-ja po ashtu kërkon anulimin e Udhëzimit Administrativ nr. 02/2000 lidhur me pagat në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, si të tejkaluar dhe që duhet të tërhiqet nga sistemi i pagave, pasi që ende është duke u zbatuar nga Ministria e Administratës Publike.
“Ky Udhëzim Administrativ po zbatohet dhe po krijon pakënaqësi dhe diferenca të mëdha në paga. Po ashtu përmes zbatimit të këtij udhëzimi po krijohen ndarje tjera në institucionet e veçanta dhe tek disa punonjës, të cilët përfitojnë përmes vendimeve administrative përfitime në ngritje të pagave dhe shtesave tjera të cilat, ku po krijohen pakënaqësi te nëpunësit tjerë. Ketë dallime janë prezent tek institucionet qendrore si tek: Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit (veç ka filluar pjesërisht), Ministria e Forcës së Sigurisë e disa departamente dhe agjenci të cilat pagat i rregullojnë sipas rregulloreve të brendshme dhe vendimeve administrative dhe jo të bazuara në Ligjin për paga të shërbimit civil”, thuhet në reagim.
FSSHCRK-ja kërkon zbatimin e Ligjit të Pagave nr. 03/L-147 për Nëpunësit Civilë, pasi që ky ligj nga muajit korrik 2010, si dhe Ligji dhe Projektligji i mbetur nga viti 2016 për paga, që së bashku me Katalogun e Vendeve të Punës, të cilët kanë qenë të aprovuar më herët nga Qeveria e Kosovës, ende s’kanë gjetur zbatim. Kur dihet se me qindra milionë euro në të ardhurat personale, si dhe dhjetëra milionë euro në shtesa për pagat dhe kompensime tjera, që shpeshherë e tejkalojnë edhe pagën bazë.
“Këto paga dhe shtesa jepen sipas vendimeve administrative, që thirren në emër të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2000, të cilit i ka kaluar afati në kohën sa ishte duke u qeverisur nga UNMIKU. Kohë më parë kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës, në shkresën nr.54/02, të datës 16.11.2017, që ia kemi dërguar organeve më të larta vendimmarrëse lidhur me rritjen e pagave në shërbimin civil duke e krahasuar me shportën e konsumit individual ose familjar dhe premtimeve të dala nga Fushata elektorale e partive politike (që tashmë janë në qeverisje), ku kanë premtuar 30% rritje pagash për të gjithë sektorët, në formë lineare në shkallën që është e arsyeshme”, thuhet në reagim.
“Këto ditë, Qeveria e Kosovës, në bazë të Vendimit të Kryeministrit nr. 04/20, datë 20.12.2017, ngriti pagat për stafin politik dhe disa drejtori në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Kemi pritur ngritje të pagave në shërbimin civil në përgjithësi në bazë të shportës së konsumit individual apo familjare, apo në shkallën e deklaruar dhe të premtuar nga fushata elektorale e qershorit të vitit 2017, në shkallën 30%. Kjo nuk u realizua dhe për këtë shkak janë krijuar shumë pakënaqësi dhe diferencë tek shërbyesit civilë në paga, ku ka pasur hapësirë për nivelim, ku do të ishte respektuar parimi për punë të njëjtë – pagë të njëjtë”, thuhet në reagim.
FSSHCRK-ja kërkon nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të zbatojë Ligjin e pagave të nëpunësve civilë, për të krijuar rregull në paga si dhe të evitojë diferencat e krijuara në uljen e pakënaqësive në sektorin e shërbimit civil. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A