LAJMI I FUNDIT:

Fruthi përhapet edhe në Gjevgjeli, regjistrohen dy raste

Fruthi përhapet edhe në Gjevgjeli, regjistrohen dy raste

Dy rastet e para të epidemisë së fruthit janë regjistruar edhe në Gjevgjeli, konfirmoi epidemiologu Sashko Ollumçev, nga Qendra për Shëndet Publik në Gjevgjeli.

Ai tha se të prekurit janë fëmijë dhe menjëherë janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas mjekut Ollumçev, në territorin e Komunës së Gjevgjelisë janë regjistruar 163 fëmijë të pavaksinuar dhe prindërve të tyre u janë dërguar ftesa që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.


“Gjatë tre javëve të kaluar kemi vaksinuar 52 fëmijë dhe presim që deri në fund të muajit të vaksinohen të gjithë ata që nuk kanë pranuar vaksina kundër fruthit”, tha Ollumçev.

Ndryshe, sikur në qytetet tjera edhe në çerdhet e Gjevgjelisë nuk pranohen fëmijë të pavaksinuar, masë e cila pritet të vazhdojë edhe pas përfundimit të epidemisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Lajme
Në 25-vjetorin e themelimit të Policisë, Krasniqi ndan një video të Hashim Thaçit

Në 25-vjetorin e themelimit të Policisë, Krasniqi ndan një video të Hashim Thaçit

Lajme
“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

Lajme
Musliu: Barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra, evitoni udhëtimet nëpër Serbi

Musliu: Barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra, evitoni udhëtimet nëpër Serbi

Lajme
Konfiskohen pije alkoolike dhe produkte ushqimore në Zubin Potok, katër vetura hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Konfiskohen pije alkoolike dhe produkte ushqimore në Zubin Potok, katër vetura hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Kronika e Zezë
Ambasadori i ri britanik nis të njohë Shqipërinë, Abbott: Jeni në zemër të rajonit

Ambasadori i ri britanik nis të njohë Shqipërinë, Abbott: Jeni në zemër të rajonit

Lajme
Kalo në kategori