LAJMI I FUNDIT:

“Friends-at” e “Facebook-ut” ia plaçkitën shtëpinë

“Friends-at” e “Facebook-ut” ia plaçkitën shtëpinë

Se shokët e mirë nuk gjenden në internet dëshmon edhe shembulli i një çfti të ri, i cili për shkak të statusit në “Facebook” u bë viktimë e plaçkitësve, dhe atë mu për shkak të shokëve në “Facebook”.

Se jetën intime nuk duhet ndarë me miqtë e “Facebook-ut”, dëshmoi edhe një çift i ri nga Indiana, i cili pasi publikoi statusin në Facebook, ku njoftoi të gjithë miqtë se do të shkojnë në një koncert – gjeti shtëpinë e plaçkitur.

Çifti nga New Albany mbeti pa fjalë kur u kthye nga koncerti dhe e kuptoi se shtëpia e tyre ishte vjedhur. Por tronditja e vërtetë ndodhi kur në kamerën e cila regjistroi plaçkitjen njohën njërin nga shokët e Facebookut. /Telegrafi/