LAJMI I FUNDIT:

“FreshAlb” merr iniciativën, bojkotimi i produkteve serbe fillon edhe në Amerikë

“FreshAlb” merr iniciativën, bojkotimi i produkteve serbe fillon edhe në Amerikë

Supermarketi i parë online në Amerikë dhe Kanada “FreshAlb”, ka vendosur të bojkotoi të gjitha produktet nga Serbia, produktet do të zëvendësohen me produkte vendore nga Kosova, e të cilat do të arrijnë në SHBA gjatë këtij janari.

Kështu thuhet në njoftimin për media të kësaj kompanie.

Aty më tutje theksohet se “FreshAlb” në bashkëpunim me prodhuesit vendor nga Kosova është në proces të sjelles së produkteve kosovare në tregun amerikan, ku kontingjenti i parë nga Kosova sipas tyre, pritet të arrijë në SHBA, në fillim të muajit Janar.

“Të gjithë jemi në dijeni se produktet nga Serbia konsumohen edhe nga diaspora shqiptare, pak nga nostalgjia dhe pak nga se mërgimtarët janë mësuar me këto produkte duke mos pasur pasur produkte kosovare. Por, tani që në Kosovë ka prodhues me cilësi të lartë, “FreshAlb” po mundohet te ju sjell këto produkte mërgimtarëve në SHBA e Kanada”, thuhet në njoftim.

“Diaspora shqiptare në SHBA është e madhe dhe dihet kontributi i saj për lirinë e Kosovës. Jam i bindur që produktet kosovare do të mirëpriten në platformën online “FreshAlb”, njëkohësisht ata ftojnë edhe të gjitha dyqanet shqiptare në SHBA që me numër janë qindra të ju bashkëngjiten iniciativës për bojkotimin e produkteve nga Serbia dhe te zëvendësohen me produkte Kosovare. E përshëndesim iniciativën e qeverise së Kosovës për taksën doganore edhe pse e vonuar, shpresojmë kjo të vazhdoj dhe kështu do të mbrohen prodhuesit vendor “- deklaroj Dren Deva nga “FreshAlb”.

Kompania “FreshAlb”, sipas drejtuesve të kompanisë, synon të jetë ura që lidhë prodhuesit vendor me tregun amerikan, dhe ftojnë të gjithë prodhuesit nga Kosova e Shqipëria, që janë të interesuar të kontaktojnë FreshAlb.com, për të shikuar mundësit e eksportit të produkteve të tyre ne SHBA e Kanada. /Telegrafi/