Site icon Telegrafi

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca ka dërguar trupa dhe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Kaledoninë e Re.

Për shkak të ligjit, i cili zgjeron të drejtat e votës së francezëve në territoret e huaja të Francës, protesta në shkallë të gjerë kanë filluar në ishull.

Kundërshtarët e nismës i vunë flakën veturave, bizneseve dhe grabitën dyqane.

Katër persona kanë vdekur deri më tani (njëri prej tyre polic), mbi 200 janë ndaluar.

Gjersa me kërkesë të autoriteteve lokale, Franca ka dërguar 500 policë në ishull.

Shkollat janë mbyllur në Kaledoninë e Re dhe është vendosur një shtetrrethimi në kryeqytetin, Noumea.

Autoritetet lokale kanë ndaluar gjithashtu TikTok, për të cilin qeveria thotë se mund të ndihmojë në organizimin e protestuesve. /Telegrafi/

Exit mobile version