Pak kohë pasi të tejkalohet periudha e dëshpërimit për shkak të vdekjes së Michael, familjarët e tij pritet të marrin një sërë ofertash për të xhiruar një film biografik mbi jetën e këngëtarit.

“Një sërë ofertash janë duke u përgatitur nga shumë kompani për të treguar jetën e pazakonshme të Michael. Disa përfshijnë shfrytëzimin e fotografive nga arkiva e Michael dhe familjes së tij dhe fotografi nga paraqitjet live”, ka thënë burimi.

“Disa dëshirojnë të angazhojnë aktor i cili do të luajë Michael. Është përmendur Jamie Foxx, si edhe Johnny Depp. E gjitha varet nga ajo se si familja do të vendosë ta nderojë atë”.