Bukuroshja kishte befasuar bosët e filmit të fundit “Transformers” se sa e fuqishme ishte, duke realizuar pjesën më të madhe të skenave tronditëse.

“Preferoj të realizoj sa më shumë skena të vështira që mundem. Bëj aq shumë sa sigurimi më lejon të bëj. Në ‘Transformers’ kam bërë rreth 40% të tyre, por në filmin e ardhshëm do t’i bëj të gjitha”, ka thënë Fox.

“Njerëzit vazhdimisht janë të befasuar me goditjet të cilat i duroj. Kjo është sepse kur një herë e keni realizuar filmin ‘Transformers’, ndjeheni se mund të bëni gjithçka. Është lehtë pasi ta kalosh atë”, ka shtuar aktorja seksi.