LAJMI I FUNDIT:

Forumi Global i Nikotinës në Varshavë: Politikat kufizuese ndaj reduktimit të dëmit nxisin paligjshmërinë

Forumi Global i Nikotinës në Varshavë: Politikat kufizuese ndaj reduktimit të dëmit nxisin paligjshmërinë

Ndonëse kanë qëllimin e mirë, në thelb politikat rregullatore me qasje kufizuese kur bëhet fjalë për reduktimin e dëmit të pirjes së duhanit, nuk funksionojnë. Ne jemi të detyruar të dëgjojmë njerëzit, t’i kuptojmë sfidat e tyre, sesi mund të reduktojnë rreziqet e tyre shëndetësore nëse nuk duan të lënë duhanin. Këto kanë qenë disa nga mesazhet e Forumit Global për Nikotinën, i cili u mbajt së fundmi në Varshavë.

Cliff Douglas, presidenti dhe drejtori i përgjithshëm i “Global Action to End Smoking”, një organizatë jofitimprurëse që mbështet në mënyrë shkencore lënien e duhanit nëpërmjet metodave tradicionale dhe të reja dha perspektivën e tij  në panelin “Bridging the Gap- Taking Global Action to End Smoking”. 

Sipas tij, një ndër keqkuptimet më të mëdha që kjo nismë ka marrë është përshtypja se me anë të konceptit të reduktimit të dëmit, është “zgjidhur“ problemi i duhanit. 

“Shumë profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe pacientë besojnë se opsionet e tyre të vetme për të lënë duhanin janë metoda e “vullnetit të çeliktë”, ose përdorimi i produkteve mjekësore zëvëndësuese të nikotinës si çamçakëzët. Por ne e dimë, se ka shumë njerëz që nuk munden ose thjesht nuk duan ta lenë duhanin duke përdorur barna”, tha Douglas.

Presidenti dhe themeluesi i Shoqatës Australiane për Reduktimin e Dëmit nga Duhani, Colin Mendelsohn, shpjegoi duke marrë shembull Australisë se çfarë shkaktojnë politikat kufizuese. 

“Historia ka treguar se kufizimet e rrepta për një produkt popullor thjesht e kthejnë në të paligjshëm. Njerëzit gjejnë forma të tjera për ta blerë. Kjo është arsyeja se pse sot, Australia renditet si një ndër vendet me përdorimin më të lartë të vape në mesin e të rinjve”.

“Përvoja e Australisë na tregon se politikat kufizuese çojnë në pasoja të dëmshme. Politikanët kanë për detyrë të kuptojnë se çfarë ndikimi kanë politikat që ata zbatojnë në praktikë. Kur një politikë dështon, kostot – qofshin ato monetare apo të tjera – mund të jenë të rëndësishme”, tha Mendelsohn. 

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Euro Auto Ekspertizë - Dynomark
Kalo në kategori