Site icon Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në Euro 2024

Në ora 16:00 (27 maj), Sylvinho publikoi listën me 27 lojtarë të ftuar për Euro 2024 që fillon më 14 qershor në Gjermani.

Selektori i kuqezinjve do të duhet të largojë një lojtar, pasi UEFA i lejon vetëm 26 – derisa lista finale do të jetë ajo e 7 qershorit.

Përfshirjen e 27 futbollistëve, Sylvinho e bëri shkaku që ndonjë lojtar mund të lëndohet deri tek data finale, duke i lënë vetit më shumë hapësirë për ndryshime.

Lexo po ashtu Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Me publikimin e listës, Telegrafi ka përpiluar një formacion se si mund të luajë Shqipëria në Euro 2024.

Në një skemë 4-2-3-1, Etrit Berisha mund të jetë gardiani i kuqezinjve, ndërsa para tij pritet të vendosen, Mario Mitaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Elsied Hysaj.

Lexo po ashtu Surpriza më e madhe në listën e Shqipërisë: Kush është Medon Berisha, i ftuari "special" i Sylvinhos për Euro 2024

Si mesfushorë defanzivë mund të luajnë Kristjan Asslani dhe Ylber Ramadani, që qëndrojnë mbrapa Nedim Bajramit.

Nga krahët e sulmit mund të vendosën Taulant Seferi dhe Jasir Asani, për ta ndihmuar Armando Brojën të vetëm në sulm. /Telegrafi/

Exit mobile version