Kampioni i Kosovës, Prishtina, do të luajë ndaj kampionit të Andorrës, Inter d'Escaldes, në finalen e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

Prishtina mposhti Folgoren me rezultat 2-0 në gjysmëfinale dhe sonte duket gati për sfidën që zhvillohet në ‘Elbasan Arena’ nga ora 20:00.

Trajneri Zekerija Ramadani do të luajë nga minuta e parë në portë me Ardit Nikën.

Në mbrojtje janë të rreshtuar Besnik Krasniqi, Lumbardh Dellova, Leotrim Bekteshi dhe Gledi Mici.

204183732 284569109975762 785801675970150248 n

Në mesfushë janë të vendosur kapiteni Lorik Boshnjaku dhe Sabien Lilaj, ndërsa nga krahër do të sulmojnë Endrit Krasniqi dhe Xhevdet Shabani.

Sulmi i është besuar dyshes Mendurim Hoti dhe Leotrim Kryeziu.


Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Bekteshi, Dellova, Mici, Lilaj, Boshnjaku, Shabani, E. Krasniqi, Hoti, Kryeziu.

Screenshot 7 11

Inter d’Esclandes: Gomes, Arias, Garcia, Luna, Ruiz, Hueso, Moreno, Mendy, Armengol, Fonullet, Solduga.

Screenshot 8 11


/Telegrafi/