Në Stadio Olimpico zhvillohet ndeshja e dytë e fazës grupore të Ligës së Evropës, ndërmjet Romës dhe CSKA Sofjes.
Klubi italian arkëtoi pikë të plota në sfidën e xhiros së parë duke triumfuar në udhëtim te Young Boys me rezultat 2-1.
Chris Smalling është kthyer nga lëndimi për Giallorossët, ndërsa Borja Mayoral pritet ta zë vendin e Edin Dzeko në fazën e sulmit.
Formacioni i mundshëm i Romës: Pau Lopez; Fazio, Smalling, Kumbulla; Bruno Peres, Cristante, Villar, Spinazzola; Carles Perez, Mkhitaryan; Mayoral.
Formacioni i mundshëm i CSKA Sofjes: Busatto; Vion, Antov, Mattheij, Mazikou; Tiago Rodrigues, Youga; Sinclair, Sankhare, Yomov; Sowe.
/Telegrafi/