LAJMI I FUNDIT:

Ford teston teknologjinë që në mënyrë automatike ngadalëson veturat, në zonat ku ka kufizim të shpejtësisë

Ford teston teknologjinë që në mënyrë automatike ngadalëson veturat, në zonat ku ka kufizim të shpejtësisë

Në një të ardhme të afërt, veturat do t’ju ndihmonin shoferëve të shmangin tiketat në trafik për tejkalim të shpejtësisë.

Ford po teston teknologjinë që në mënyrë automatike përshtatë shpejtësinë e mjetit motorik me shpejtësinë e lejuar nëpër zona të caktuara – pa pasur nevojë për “lexim” të shenjave të komunikacionit apo nga brendësia e kabinës, transmeton Telegrafi.

Teknologjia Geofencing Speed Limit Control bazohet në disa sisteme për të funksionuar. Para se gjithash, nevojitet që vetura të ketë sistem të avancuar dhe nivel të caktuar të sistemeve ndihmëse.


Gjithashtu, pjesë e “labirintit” është softueri i veçantë që përdor sistemi geofencing për gjurmimin GPS. Në teori, informacionet për kufizim shpejtësie në zona të caktuara i pranon mjeti motorike, e kur futet në zonë specifike, shpejtësia në mënyrë automatike përshtatet që t’i respektojë kufizimet.

Për dallim nga disa vetura që mund të “lexojnë” shenjat në komunikacion dhe të përshtatin shpejtësinë, sistemi i Fordit bazohet në zonën virtuale dhe identifikimin e pozicionit të veturës përmes GPS-it.

Sistemi aktualisht po testohet në Koln të Gjermanisë, e ekspertët e Fordit dhe zyrtarët e Kolnit dhe komuniteti Aachena, po kryejnë këtë punë përmes dy furgonëve Ford E-Transit.

Me t’u afruar në zonë, shoferi pranon njoftimin nga softueri që përshtat shpejtësinë e lëvizjes së veturës, ndërkaq testimi i teknologjisë do të duhej të zgjaste deri në mars të vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Auto
Si të hiqni ndërruesin nga shpejtësia dhe ta vendosni në neutral në një Ferrari SF90?

Si të hiqni ndërruesin nga shpejtësia dhe ta vendosni në neutral në një Ferrari SF90?

Auto
Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Auto
Përbindëshi i deteve - ky është transportuesi më i madh në botë i automjeteve

Përbindëshi i deteve - ky është transportuesi më i madh në botë i automjeteve

Auto
Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Auto
Kalo në kategori