Site icon Telegrafi

Foda publikon listën e zgjeruar të futbollistëve për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë të ditur sot (e premte) listën prej 25 futbollistëve tek të cilët do të llogarisë për dy ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ do të zhvillojnë dy ndeshje, fillimisht me Rumaninë më datë 6 shtator në Prishtinë dhe më pas më datë 9 shtator ndaj Qipros në udhëtim.

Aty nuk munguan emra të mëdhenj si Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Valon Berisha, por as emra të rinj si Elvis Rexhbeçaj, Eliot Bujupi dhe Fisnik Asllani.

Tani është bërë e ditur edhe lista rezervë e lojtarëve të cilët kanë mundësi t’i bashkohen Kosovës varësisht nga vlerësimi dhe nevojat e trajnerit.

Lexo po ashtu Çfarë duhet të dini për tri prurjet e reja tek Kosova për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Në këtë listë bëjnë pjesë nëntë lojtarë, ku dy prej tyre luajnë në Superligën e Kosovës.

Lojtarët që bëjnë pjesë në listën e zgjeruar të Kosovës:

Faton Maloku

Lirim Kastrati

Qëndrim Zyba

Bersant Celina

Altin Zeqiri

Arbër Zeneli

Drilon Hazrollaj

Shkëlqim Vladi

Muhamet Hyseni

/Telegrafi/

Exit mobile version