Në emisionin Opinion është diskutuar për një temë mjaft interesante. Bëhet fjalë për jetën e individëve në rrjetet sociale.

E ftuar në panelin e emisionit moderatorja Floriana Garo ka thënë se në Facebook është e rëndësishme të paraqesësh gjëra të vërteta dhe jo mashtrime.


“Ajo që duhet të tregojmë në rrjetet sociale duhet të jetë diçka e vërtetë, të mos jetë diçka false”, është shprehur Garo.

garofjk

Me tej, ajo ka rrëfyer për një mesazh që ka marrë kur ka hapur rrjetet sociale, shkruan opinion.al.

“Në fillimet e televizionit për mua, nuk e kisha menduar këtë gjë, por sapo hyra në televizion hapa këto rrjetet sociale, Facebookun kryesisht dhe më ka ardhur një mesazh njëherë dhe më ka thënë që: ‘Unë ty të kam shumë inat, se ke ndikuar shumë keq tek e dashura ime, e cila do një jetë si tënden”.

“Dhe unë nuk e kisha menduar këtë gjë ndonjëherë, sot jam më e kujdesshme në ato që postoj. Dhe kur e mora këtë mesazh u shokova. Unë nuk e kam bërë këtë me tendencë”, është shprehur Floriana.