Mesfushori italian, Alessandro Florenzi është rikthyer më në fund nga lëndimi i gjatë që e mbajti jashtë fushave për rreth katër muaj.
Reprezentuesi i Kombëtares së Italisë, pritet të jetë titullar për Romën në sfidën ndaj Hellas Veronës.
Kryeqytetasit do të kërkojnë fitoren e parë në shtëpi përballë Veronës.
Florenzi ka thënë se skuadra është rilindur me ardhjen e Di Francescos dhe kërkojnë fitore.
“Jemi rilindur me Di Francescon, çdo gjë po shkon mirë dhe jemi një grup i mirë i futbollistëve”.
“Do të hyjmë në fushë ndaj Veronës me të vetmin qëllim që ta fitojmë atë për tifozët tanë”, ka deklaruar Florenzi.
“Ndihem shumë mirë, ende jo në 100% por besoj se brenda dy tri javëve do të kap maksimumin e formës”, tha anësori italian. /Telegrafi/