Site icon Telegrafi

Florent Muslija me gol dhe asistim në fitoren e Paderborn

Paderborn ka marr një fitore të madhe ndaj Fortona Dusseldorf me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 19-të në Bundesliga2, ku shkëlqeu Florent Muslija.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, ka qenë vendimtar në ndeshjen e sotme duke asistuar fillimisht te goli për 1-0 i shënuar në minutën e 37-të nga Marvin Pieringer.

Në pjesën e dytë Muslija mori përsipër të gjuajë një penallti të fituar nga Paderborn për ta kthyer në gol për 3-1.

Muslija deri më tani ka tre gola dhe tre asistime në Bundesliga 2.

Paderborn mban vendin e katërt me 32 pikë dhe është në kërkim të një vendi që dërgon në Bundesliga. /Telegrafi/

Exit mobile version