Telegrafi

Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

Hansi Flick – i cili zyrtarisht është tashmë trajneri i Barcelonës – thuhet se ka refuzuar shitjen e mesfushorit Ilkay Gundogan. Lojtari gjerman është cak i gjigantit turk Galatasaray.

Flick ka zëvendësuar Xavin, i cili u shkarkua javën e kaluar. Megjithatë, strategu gjerman përballet me një detyrë të vështirë për të mbledhur një skuadër konkurruese, duke marrë parasysh problemet financiare të dokumentuara mirë të Blaugranëve.

Sipas El Nacional, klubi po kërkon të shesë Ronald Araujon, Raphinhan dhe Frenkie de Jong, por thuhet se i konsideron Lamine Yamal, Pau Cubasi dhe Marc-Andre ter Stegen si të domosdoshëm.

Lexo po ashtu Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Ndërkohë, Gundogan – i cili mbërriti verën e kaluar si një transferim i lirë – ka pasur një sezon të fortë debutues në Camp Nou. Në 51 ndeshje në të gjitha garat, 33-vjeçari ka shënuar pesë gola dhe ka 14 asistime.

Pavarësisht se kontrata e tij skadon në vitin 2025, Galatasaray thuhet se ka paraqitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për mesfushorin.

Barca mund të joshet të pranojë ofertën – për shkak të borxheve të saj financiare. Por Flick nuk dëshiron që bashkëkombasi i tij të shitet, pasi ai e konsideron lojtarin si jetik për planet e tij. /Telegrafi/