Përkthyesi i raportit të Astrit Deharit, Ismail Ismaili është deklaruar për Gazetën Sinjali lidhur me kritikat publike të drejtuara ndaj tij, për nivelin e dobët të përkthimit në shqip të raportit për rastin Dehari dhe pasaktësi në interpretim e përmbajtjes krahasuar me versionin origjinal.
Ai ka pranuar gabimet eventuale duke u ankuar se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për ta përkthyer raportin. Sipas tij raportin e ka pranuar më 18 tetor, një ditë pas konferencës së kryeprokurorit të Prizrenit, Admir Shala ku bëri të ditur se ka pranuar raportin nga autoritetet zvicerane.
“Unë dokumentin e kam marr të premten që shkoi. Aty janë diku nga 60 faqe. Më është dashtë t`i përkthej sa më shpejtë që është e mundur. Unë e di që kur të ngutesh nuk mund të jesh i përpiktë, nuk mund te jesh i drejtë në interpretim, por jam përpjekë me ia dhënë sa kam pasë mundësi. Sikur të kisha pasur kohë së paku një javë ditë, raporti do të ishte saktësisht i përthyer si duhet”, ka thënë Ismaili për Gazetën Sinjali.
Ai i ka cilësuar të padrejta akuzat ndaj tij se ka pasur tendenca edhe qëllime shtrembërimi gjatë përkthimit.
“Unë jam përpjekë me përkthye ashtu si kam ditë dhe është më së miri pa asnjë insinuatë që e quajnë ata që kinse kam pasë tendenca. Zoti na ruajte, dorën në zemër për atë familje që ka vujtë gjithmonë të bëjë farë tendencash është jashtë mendjes sime jashtë veprimit tim që nuk e kam bo kurrë”, ka theksuar Ismaili për Gazetën Sinjali.
Ismaili ka bërë të ditur se versioni shqip i publikuar në media është i tij dhe se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga askush. Ai ka thënë se përkthimin e raportit e ka përfunduar një ditë para dorëzimit te familja Dehari.
“Asnjë pikë as presje kush s’ka qit në të, sepse katër ditë nuk kam dalë prej banese. Sa kam mundur me përkthye që me ia bo gati atyre që ma lypën shpejtë. E kam dorëzua të mërkurën në orën 13:00”
Ai ka shtuar se raportin nuk e ka përkthyer në mënyrë letrare, por në atë shkencore, fjalë për fjalë.
“Raporti shkencor duhet të përkthehet pothuajse fjalë për fjalë. Nuk kam guxuar t`i interpretoj thëniet e ekspertëve mjeko-ligjorë”, ka thënë Ismaili.
Përkthyesi dhe interpreti gjyqësor, Ismail Ismaili thotë se merret me përkthime prej vitit 1995. Ai ka bërë të ditur se e ka të kryer fakultetin në vitin 1979 në Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës