Fizibiliteti dhe vendnumërimi në raportin e progresit
1.
Studimi i Fizibilitetit për Kosovën është shumë i rëndësishëm, edhe për faktin se këtë raport e kemi pritur tash disa vjet, në mënyrë që të shohim se sa jemi të gatshëm dhe sa realisht kemi ndërtuar kapacitete për të filluar negociimin. Është po aq e rëndësishme të theksojmë se Kosova ka kapacitete që mund ta zbatojë me sukses Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, sepse pikërisht këtë çështje do ta trajtoj në këtë shkrim.
Po aq i rëndësishëm do të jetë edhe vendimi i Këshillit për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë me Kosovën për programet komunitare. Kjo marrëveshje mund të jetë precedent për nënshkrimin e MSA-së me Kosovën. Në këtë pikë, nuk guxojmë që të kemi besim të tepruar, kur të kihet parasysh fakti se disponimi i shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën nuk është në favor të Kosovës dhe pikërisht për këtë angazhimi ynë në disa fusha duhet të shtohet edhe më shumë.
Si vitin e fundit ashtu edhe më herët, në institucionet e Republikës së Kosovës është dashur të ndodhin një varg reformash të brendshme. Reformat, megjithatë kanë lëvizur për së mbari, por ende kemi probleme me zbatimin e legjislacionit, pastaj me kompetencat e ministrive, me ushtrimin e përgjegjësive, por edhe me kapacitetet dhe koordinimin e administratës shtetërore për të udhëhequr procesin e negociimit dhe zbatimit të MSA-së. Edhe sikur të kemi vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian për Kosovën, do të jetë vështirë të mendohet nënshkrimi i ndonjë marrëveshjeje kontraktuale, derisa kemi ndarje në Union sa i përket “pikëpyetjes” se Kosova është shtet apo jo.
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit të BE-së me Kosovën, është hap i rëndësishëm përpara i Kosovës në raport me BE-në. Këshilli i Ministrave të BE-së është duke përgatitur një opinion për shtetet anëtare, në të cilin po shqyrtohen mundësitë për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me palën kosovare, derisa ka ende ndasi mes pesë vendeve anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Dhe, pikërisht këtu është duke u parë një kokëfortësi veçanërisht te Spanja dhe Rumania, por edhe lehtësim të pozitës nga Sllovakia dhe Greqia. Të rikujtojmë se Qiproja si kryesuese e takimeve në COWEB është duke mbajtur qëndrim të moderuar, derisa përballë e ka Spanjën dhe Rumaninë, të cilat janë duke bllokuar çdo gjë në raport me Kosovën. Dokumenti në fjalë vlerësohet të jetë i rëndësishëm në ndryshimin e qëndrimit të pesë shteteve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën dhe takimi i radhës pritet të jetë në mes të muajit tetor të këtij viti.
2.
Sa i përket disa segmenteve ku është shënuar progres, vlen të theksohet se janë edhe disa çështje vendimtare që përkojnë drejtpërdrejtë në përmbajtjen e Studimit të Fizibilitetit. Në raportet e deritashme të progresit dhe në mesin e kritikave më të mëdha për institucionet kosovare, janë radhitur një varg çështjesh që kanë të bëjnë kryekëput me mungesën e sundimit të ligjit, pastaj me korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë këtu në masë të theksuar edhe politizimin e sistemit të drejtësisë dhe reformat në fushën e gjyqësorit. Të njëjtat ngecje, të cilat jemi duke i parë me shqetësim të madh dhe që janë duke na u përsëritur në kontinuitet, do të na përsëriten edhe në studimin e fizibilitetit, i cili për nga natyra ka një format tjetër.
Është i pritshëm vlerësimi i reformave të administratës nga këndi i gatishmërisë për të nënshkruar dhe për të zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Fatkeqësisht, vlerësimet jopozitive janë të pritshme si ato të vitit të kaluar dhe në këto segmente janë të pritshme edhe kritikat me tone të theksuara.
Edhe këtë vit në Raportin e Progresit institucionet e Republikës së Kosovës do të kritikohen në fushën e sundimit të ligjit. Do të ketë po ashtu përsëritje të ngecjeve që kanë të bëjnë kryekëput me reformat në fushën e gjyqësorit, por edhe në atë të legjislacionit, që është kompletuar fare pak, derisa nuk janë arritur rezultate te pritura në menaxhimin dhe performacën e gjyqësorit.
Kritika të pritshme do të ketë edhe në fushën e lirisë së mediave. Jemi dëshmitarë që gjatë vitit të kaluar ka patur jo pak raste kur gazetarët janë penguar në kryerjen e punëve dhe aktiviteteve të tyre. Po ashtu, kritika të theksuara do të kemi edhe për kalimin e shpejtë të ligjeve, si dhe për mungesën e analizave të tyre, por edhe mungesën e konsiderueshme të debatit publik për përgatitjen dhe shkrimin e ligjeve.
Mungesa e performancës së avancuar të institucioneve të Republikës së Kosovës, sa i përket Raportit të Progresit për këtë vit, përfshirë këtu edhe të gjitha vendet e rajonit që janë në ngecje, nuk janë shenjë e mirë për ne. Ngecja në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjithsesi shënon trende negative, aq më tepër kur të kihet parasysh ngritja e imazhit të Republikës së Kosovës karshi shteteve të BE-së, por edhe të atyre që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.
(Autori është kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane dhe deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-6-780x439.png)
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe