LAJMI I FUNDIT:

Fischer: Nuk duhen humbur shpresat për planin e Ahtisaarit

Fischer: Nuk duhen humbur shpresat për planin e Ahtisaarit

Ish-ministri gjerman i punëve të jashtme, Joschka Fischer, ka thënë të enjten për Deutsche Welle, se ai sheh ende mundësi për zbatimin planit të Martti Ahtisaarit me vendim të Këshillit të Sigurimit

Fischer prezantoi të enjten në Berlin librin e tij të fundit të titulluar "Vitet kuq e gjelbër: Politika e jashtme e Gjermanisë nga Kosova deri më 11 shtator 2001". Gati gjysmën e vëllimit prej 444 faqesh e zë problematika e Kosovës si në planin e jashtëm ashtu edhe në atë brendapartiak.

Joshka Fischer ka qenë ministër i jashtëm i Gjermanisë në qeverinë e kancelarit socialdemokrat Gerhard Schroeder në vitet 1998-2005. Pas krijimit të të ashtuquajturit "koalicion të madh" ai shkoi për në SHBA, si profesor në Universitetin Harward.