Fiqiri Luli, fitues i Albanians Got Talent

Fiqiri Luli, ekzekutues fantastik i akrobacioneve nga më sensacionalet është shpallur fitues i shou-t më të madh shqiptar të talentëve, Albanians Got Talent, pasi mori shumicën e votave nga audienca shqiptare.
Vendin e dytë e zuri Florian Nazifi me këndim, ndërsa i treti doli vogëlushi fantastik në këndim, Xhon Muharremaj.
Kështu, mbaroi spektakli Albanians Got Talent që nxorri fituesin meritor të zgjedhur nga publiku shqiptar i televizionit Top Channel, i cili duhet të komplimentohet për realizimin më të mirë të ndonjë spektakli që ka parë ndonjëherë bota shqiptare. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































