Qeveria e Finlandës po propozon të ndalojë shumicën e qytetarëve rusë që të blejnë prona në vendin nordik, në një masë për të mbrojtur sigurinë kombëtare, tha të hënën ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen.
Marrëdhëniet midis Finlandës dhe Rusisë fqinje janë përkeqësuar që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në vitin 2022, gjë që bëri që Helsinki t’i bashkohej aleancës ushtarake të NATO-s pas dekadash mosangazhimi, transmeton Telegrafi.
Ndalimi i propozuar për blerjet e pasurive të paluajtshme do të përjashtonte shtetasit e dyfishtë dhe rusët me vendbanim të përhershëm në Finlandë ose vende të tjera të Bashkimit Evropian, dhe është subjekt i konsultimeve të ekspertëve përpara një votimi të mëvonshëm nga parlamenti.
“Rregulloret kanë për qëllim parandalimin e ndikimeve të mundshme armiqësore kundër Finlandës”, tha Hakkanen në një konferencë për shtyp.
Finlanda po monitoron tashmë rreth 3,500 prona në vend të lidhura me pronarët rusë, tha ministri pa dhënë detaje.
Helsinki ka kërkuar për disa kohë të kufizojë blerjet e pronave të qytetarëve rusë pranë vendndodhjeve strategjike bazuar në rregulloret ekzistuese, duke bllokuar tre në tetorin e vitit të kaluar dhe tre të tjera në janar të këtij viti.
Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,340 kilometra me Rusinë, ka mbyllur të gjitha vendkalimet midis vendeve dhe ka akuzuar Kremlinin për krizën e migracionit duke inkurajuar emigrantët aziatikë dhe afrikanë që të kërkojnë azil atje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe
"E rëndësishme është që të dëgjohet zëri i Ukrainës", tha Zelensky para se të arrijë në Londër

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk