The Financial Times i kushton vëmendje Katica Janevës

Prestigjozja londineze ''The Financial Times'' në një shkrim me titull ''Femra luftëtare e qytetit të vogël e dridhi elitën maqedonase'', e ka përshkruar prokuroren speciale, Katica Janeva, si ''kamzhik për elitën e korruptuar maqedonase dhe ikonë e pazakontë e protestave gjatë kohës së krizës politike'', transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj gazete, puna e Janevës është që t'i ndjek figurat e larta politike të akuzuar për vjedhje të zgjedhjeve dhe për shfrytëzim të shërbimeve të kundërzbulitimit për qëllime partiake politike, por që falja e kryetarit i lë anash hetimet.
The Financial Times citon një diplomat të huaj të ketë thënë se puna e Katica Janevës dhe PSP-së është bërë e rrezikshme, prandaj ka ardhur deri te falja e kryetarit Ivanov.
Më tej, gazeta thekson vështirësitë e prokurores Janeva për të siguruar dëshmitarët, të cilët frikësohen të bashkëpunojnë dhe se situatat bëhet edhe më e rëndë pas vdekjes së dëshmitarit Kosta Krpaç./Telegrafi/







































