Filmi "Nëntoka" - revoltë kundër qeverisjes

Në një prononcim për mediat kosovare Budakova ka thënë se, ky film, është një revoltë për dukuritë negative që kanë mbizotëruar në Qeverinë e Kosovës për tri vite rresht.
Sinopsisi i këtij filmi flet për korrupsionin, krimin e organizuar dhe shumë dukuri negative, të cilat sipas regjisorit Budakova, kanë për qëllim luftimin e dukurive negative në Kosovë.
Premiera e filmit pritet të jepet me nga data tetë eventualisht deri me 12 tetor në kinemanë ABC.
“Filmi jepet premierë pikërisht disa ditë para zgjedhjeve elektorale në Kosovë, pasi që është edhe një protestë e imja kundër qeverisjes se keqe e cila që nga përfundimi i luftës nuk me ndihmoj për të realizuar qoftë edhe një film të vetëm”, ka thënë Budakova.
Aktori dhe regjisori Budakova, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, ka realizuar gjashtë filma përderisa në gjithë karrierën e tij ka realizuar 27 sish.
Deri me tani vetëm filmi “Rrugët që vrasin”, është ndihmuar nga Ministria e Kulturës, përderisa asnjë film tjetër i tij nuk ka marrë ndonjë donacion qeveritar.


























































