Nxënësit e një shkolle fillore në Komunën e Sarajit, u janë bashkangjitur personave humanist për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Gjatë ditës së sotme ata kanë organizuar "Tregun e shkollës", me çka kanë përgatitur ushqime dhe të njëjtat i kanë shitur, ndërsa mjetet e grumbulluara do t'i destinojnë për ata që pësuan nga tërmeti në Shqipëri.


"Tregu i shkollës" ka qenë me iniciativë të nxënësve, të cilët kanë dashur të solidarizohen me të prekurit nga tërmeti.

Përveç këtyre nxënësve, nga Maqedonia e Veriut ka pasur edhe organizime tjera nga qytetarët, të cilët kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar shqiptarët e Shqipërisë./Telegrafi/

76751508 10220215339670963 4388188255489622016 n

78104667 10220215338510934 4953248717185482752 n

78560796 10220215349031197 8785417090719809536 n

78579101 10220215340630987 1135254246829064192 n

78634497 10220215354231327 8760883172373168128 n

78925139 10220215345671113 2189034381392216064 n

nxenesit ne saraj 1