LAJMI I FUNDIT:

Fillon shitja e Sony Ericsson Xperia Ray

Fillon shitja e Sony Ericsson Xperia Ray

Telefoni i fundit i mençur nga Sony Ericsson ka filluar të shitet në tregun e SHBA-ve.

Më saktë, bëhet fjalë për Sony Ericsson Xperia Ray, i cili tani shitet edhe pa ndonjë kontratë me operatorët mobil amerikan.

Sony Ericsson Xperia Ray gjithashtu bazohet në Android Gingerbread 2.3, ndërsa i njëjti është i pajisur me ekran të ndjeshëm në prekje me 3.3 inç, ndërfaqen e njohur si Sony Ericsson Reality Display, si dhe Mobile Bravia Engine.

Karakteristikat tjera të Sony Ericsson Xperia Ray përfshijnë edhe procesorin një-bërthamësh me 1GHz, kamerën e pasme me 8.1 mega-piksel me sensorin Exmor R, i cili mund të incizojë HD video në 720p, si dhe VGA kamerën e përparme e cila do të shërbejë për video-komunikim.


Çmimi i Sony Ericsson Xperia Ray pa kontratë me operatorin mobil në SHBA është 424.29 dollarë, dhe mund të gjendet në zingjirin e dyqaneve New Egg. / Telegrafi /