Ka filluar edhe zyrtarisht shitja e biletave për përballjen në mes të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut dhe Përfaqësueses së Kosovës në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.

Federata e Futbollit e Maqedonisë ka informuar të gjithë të interesuarit për fillimin e shitjes së biletave për ndeshjen play-off të Maqedonisë dhe ‘Dardanëve’.


Maqedonia e Veriut do të luajë kundër Kosovës më 26 mars në Arenën Kombëtare "Todor Proeski", e që më pas do të presin fituesin e përballjes tjetër Gjeorgji – Bjellorusi, për t’u takuar në finale.

GettyImages 1188235185

Biletat për ndeshjen janë në shitje nga 03.03.2020. përmes rrjetit të shitjeve të MKTickets dhe vendet e mëposhtme:

- Arena Kombëtare "Todor Proeski" (çdo ditë nga 10:00 deri në 18:00)

- TA Globe - Ohër

- TA Bran - Prilep

- Bar koncepti - Strumicë

- Kafe Symbol - Shtip

- Literatura - Manastir

- Kiosk Korso - Negotinë

- Uni Son - Veles

- Duhani Leni + - Gjevgjeli

- Libero Travel - Koqan

kosovo soccer team celebrates a goal

Biletat për ulëset jugore dhe veriore të Arenës Kombëtare "Todor Proeski" do të shiten për 5 euro dhe 6 euro.

Një person mund të blejë një biletë duke paraqitur një dokument identifikimi (ID e vlefshme ose pasaportë). /Telegrafi/

telegrafi sport app