Fillon “Java e Promovimit të Shëndetit”, manifestimi qëndror u mbajt në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë

KNSHPSH-komiteti ndërministror i programit “Shkollat promovuese të Shëndetit”, në bashkëpunim me Organizatën për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi –KISCOMS, sot filluan realizimin e projektit “Java e Promovimit të Shëndetit”, që këtë vit i kushtohet Edukimit shëndetësor Oral. Ky projekt do të realizohet në 7 Institucione të arsimit fillorë, në 7 qendrat kryesore të Kosovës. Motoja e Javës është “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.
Janë paraparë të realizohen aktivitete në komunat : Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë. Hapja e Javës u bë sot në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, me pjesëmarrje të ministrit të shëndetësisë, Ferid Agani, këshilltarës së ministrit të arsimit, Drita Kadriu, përfaqësuesve të komitetit ndërministror të programit “Shkollat promovuese të Shëndetit”, Ojq-ve, mësimdhënësve dhe nxënësve.
Gjithashtu, sot filloj edhe realizimi i fazës e dytë dhe të tretë i projektit ”Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” që deri në fund të vitit shkollor 2012-2013, do të përfshijë mbi 130 mijë nxënës, përkatësisht rreth 250 shkolla fillore dhe të mesme të rajonit të Prishtinës, si në : Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas dhe Lipjan.
KNSHPSH, po ashtu, ka miratuar kërkesën e Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi- KISCOMS, për vazhdimin e projektit ”Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, edhe gjatë vitit shkollor 2013-2014, në të gjitha rajonet e tjera të Kosovës, si në rajonin e Mitrovicës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Gjakovës dhe Ferizajit.
Faza e I-rë, e cila përfshin Institucionet parashkollore është mbështetur nga Klinikën Dentare “Dent-In”, ndërsa faza e dytë në Institucionet e arsimit fillorë dhe të mesëm të rajonit të Prishtinës, mbështetet edhe nga Kompania e Sigurimeve “ILLYRIA” si dhe nga Banka Raiffeisen në Kosovë;
Sponsor medial të projektit janë Radiotelevizioni 21 dhe Portali Informativ Telegrafi.com.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Skolioza – deformimi i shtyllës kurrizore: Rëndësia e parandalimit

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Po sikur fëmija të mos ketë të njëjtin grup gjaku si mami apo babi? Nga kush e trashëgon dhe nga çfarë varet?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri