Hoxha, protestuesve: Marrëveshja për Demarkacionin s’ka për të kaluar në Kuvend (Live/Video)

Një numër i protestuesve kanë filluar të mblidhen para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.
Në komunikatën për media të Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur se në seancë e sotme nuk është në rend dite çështja e Demarkacionit.
Ndryshe, në orët e hershme të mëngjesit Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për demarkacionin dhe e ka dërguar në Kuvend.
Tashmë i mbetet Kryesisë së Kuvendit të vendosin se në cilën seancë do ta vënë në rend dite. /Telegrafi/
04/08/2016 11:02-Protestës i bashkohet edhe Shpend Ahmeti
Po vazhdon protesta para Kuvendit të Kosovës e thirrur nga lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.
Protestës i është bashkuar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ndryshe, nënkryetari i VV-së, Dardan Sejdiu i ka drejtuar protestuesve, duke thënë se do të vazhdojnë të protestojnë derisa të sigurohen se Marrëveshja për Demarkacionin nuk do të vihet në rend dite në seancë.
04/08/2016 10:38-Sejdiu, protestuesve: Kjo qeveri është mashtruese
Dardan Sejdiu, nënkryetar i lëvizjes Vetëvendosje iu ka drejtuar protestuesve të mbledhur para Kuvendit të Kosovës, duke thënë se do të qëndrojnë gjatë gjithë ditës aty për të kundërshtuar Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.
Ai tha se do të qëndrojnë para Kuvendit derisa të sigurohen se nuk do të jetë në rend dite Projektligji për Demarkacionin.
Sejdiu iu tha protestuesve se kjo Qeveri është mashtruese dhe përkundur fakteve përgjatë një viti kundër Marrëveshjes së Demarkacionit, prapë insiston në ratifikimin e saj në Kuvend.
Sipas tij, tryeza e mbrëmshme i bindi qytetarët se Kosova po humb 8 mijë hektarë tokë.












































