Pas përfundimit të fazës së rregullt në Superligën e Femrave tani fillon faza më dinamike dhe interesante, ‘play offi’. Katër skuadrat në garë për titullin kampion të edicionit 2022/2023.
‘Play-offi’ hapet me gjysmëfinalet Bashkimi-Trepça, që zhvillohet sot nga ora 16:00. Kurse ndeshje më e zjarrtë pritet të jetë në kryeqytet, ku Prishtina pret Penzës nga ora 17:00 në po të njëjtën ditë.
Bashkimi në fazën e rregullt ka siguruar vendin e parë me bilanc 20/20, e ndjekur nga Prishtina në vendin e dytë me 16 fitore dhe katër humbje, Penza në vendin e tretë me 12 fitore dhe tetë humbje, kurse Trepça të katërtin me gjashtë fitore e 14 humbje.
Fituesit e fazës së parë takohen në finale të ‘play offit’ për titullin kampion.
PLAY OFF – GJYSMËFINALET
E martë
16:00 Bashkimi-Trepça
17: 00 Prishtina – Penza