Faza e dytë e shpërndarjes së teksteve falas do të fillojë që nga 15 e këtij muaji.

Tekstet që do të shpërndahen me këtë rast janë: Gjuha shqipe për klasat 2, 3, 4 dhe 5; Edukata Muzikore për klasat 1, 2, 3, 4 dhe 5; Edukata figurative për klasat 1, 2, 3, 4 dhe 5; Edukata fizike për klasat 1, 2, 3, 4 dhe 5.

Sipas Ministrisë, shpërndarja e teksteve do të bëhet nëpër të gjitha shkollat nga dy shtëpitë botuese: “Dukagjini” dhe “Libri Shkollor”.

Me këtë rast, Ministria e Arsimit e konsideron të përmbyllur procesin e shpërndarjes së teksteve falas për të gjithë nxënësit e arsimit fillor. /ktv/