LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Zbutja e masave pas një majit, rekomandimet për distancën fizike do të qëndrojnë gjatë

Filipçe: Zbutja e masave pas një majit, rekomandimet për distancën fizike do të qëndrojnë gjatë

Venko Filipçe, Ministri i Shëndetësisë, sot në një video intervistë për “Deutsche Welle” tha se Qeveria po konsideron dobësimin e masave të lëvizjes pas një majit, por që rekomandimet për distancën fizike do të qëndrojnë për një kohë të gjatë.

“Kemi pasur një takim interesant me OBSH dy ditë më parë me 150 pjesëmarrës. Sipas përvojave të vendeve të ndryshme, të gjithë kanë të njëjtin mendim se jeta me të njëjtën dinamikë nuk do të kthehet në normalitet. Anëtarët e Komisionit për sëmundje infektive do të punojnë me operatorët ekonomikë dhe fabrikat për të parë se si organizohet puna e tyre, si dhe në restorante dhe transport publik. Në normalizimin gradual, distanca fizike do të duhet të respektohet. Vetëm nuk duhet të kemi një kulm të ri të pacientëve, gjë që nuk përjashtohet nëse nuk respektohen kufizimet deri në fillim të vitit të ardhshëm kur pritet të gjendet vaksina”, tha Filipçe.

Ministri tha se masat do të shfuqizohen gradualisht, orari do të shkurtohet. Javën tjetër do të kemi diskutime për këtë. Ne kemi një plan, por ende nuk e dimë datën. Ne e dimë që është e vështirë të qëndrosh në shtëpi, por unë ju bëj thirrje që të përmbaheni.


“Numri i të sëmurëve nuk është definitive dhe nuk mund të mbetet i njëjtë. Ne nuk kemi numrin e rasteve asimptomatike të bartësve të fshehur të virusit, ai do të zbulohet kur do të kalojmë në fazën e imunitetit kolektiv”, tha Filipçe.

Filipçe tha se rastet e reja po analizohen çdo ditë dhe diskutohen masat e ardhshme që Qeveria dëshiron të sjellë. Ai beson se nuk ka nevojë që Kumanova të hyjë në karantinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori