LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Të shmangen udhëtimet drejt vendeve të epiqendrës së coronavirusit

Filipçe: Të shmangen udhëtimet drejt vendeve të epiqendrës së coronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp pranë Qeverisë ka bërë të ditur se dje janë testuar tre pacientë të dyshuar për koronavirus, por që të tre kanë rezultuar negativ.

“Tre pacientë janë testuar për virusin korona në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup dhe rezultatet kanë dalë negative”, u shpreh Filipçe.

Të testuarit vinin nga Italia dhe nga Spanja. Filipçe tha se kontrollet në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit vazhdojnë për të gjithë udhëtarët që dalin dhe hynë në vend, por veçanërisht për udhëtarët që shkojnë drejt Italisë dhe kthehen prej aty.


Ai apeloi që të shmangen udhëtimet në vendet ku rreziku i koronavirusit është edhe më i lartë, vende si Italia, apo edhe lindja e largët. Gjatë pyetjeve të gazetarëve për kinezët që punojnë në vendin tonë ai tha se aktualisht në vendin tonë janë 8 persona nga Kina që punojnë në kompaninë kineze për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, Sinohidro dhe këta persona janë vetizoluar në qytetin e Kërçovës.

Ndërsa situata në Rajon është me e qetë, nuk ka të infektuar në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, Bosnjë Hercegovinë dhe Mal të Zi. Vetëm 8 persona të infektuar në Greqi, ku 4 persona janë izoluar në Selanik dhe 4 të tjerë në Athinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori