LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Plani për kthim në normalitet është gati, do të prezantohet javën e ardhshme

Filipçe: Plani për kthim në normalitet është gati, do të prezantohet javën e ardhshme

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp informoi se Komisioni për Sëmundje Infektuese ka përgatitur planin për kthimin gradual në normalitet.

Ai tha se protokollet që janë përgatitur nga ekspertët dhe komisioni, do të prezantohen gjatë javës së ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka përgatitur të gjitha protokollet për funksionimin e shumë segmenteve shoqërore, operatorëve ekonomik, fabrikave, transportin publik. Javës tjetër do të zyrtarizohen pas konsultimeve finale me të gjithë segmentet e prekura me qëllim që të dëgjojmë sugjerime eventuale, pas së cilës do të prezantojmë në opinion. Sipas meje këto janë zbutje e ndalesave”, tha Filipçe.


Ai shtoi se i gjithë plani do të zbatohet në mënyrë graduale.

Ditë më parë Filipçe tha se në vjeshtë pritet të ketë valë të re të të infektuarve nga coronavirusi, por shtoi se tanimë shteti ka përvojë dhe do të jenë të përgatitur për gjithçka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori