LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: OBRM-PDUKM e Mickoskit është kopje e zbehtë e Gruevskit

Filipçe: OBRM-PDUKM e Mickoskit është kopje e zbehtë e Gruevskit

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë për Press 24, ka kritikuar kryesinë aktuale të OBRM-PDUKM-së, duke e cilësuar si “kopje të zbehtë” të partisë nga koha e Nikolla Gruevskit. Sipas Filipçes, dallimi kryesor ndërmjet lidershipit aktual dhe atij të kaluar të partisë është vetëm në emrin e kryetarit, ndërsa gjithçka tjetër është e pandryshuar.

“Po bëhet më e qartë se në OBRM-PDUKM ndryshimi i vetëm është që tani kryetar nuk është Gruevski por Mickoski. Gjithçka tjetër është pasqyruar si nën indigo. Kemi marrë një kopje të zbehtë të OBRM-PDUKM-së të dhjetë viteve më parë, me kuadro shumë më pak të aftë”, tha Filipçe, duke aluduar në pamundësinë e kuadrove të reja në parti për të ofruar diçka të re dhe të ndryshme.

Ai paralajmëron se ky model i qeverisjes, sipas tij, do t’i shtypë interesat e qytetarëve në favor të disa njerëzve në krye të OBRM-PDUKM-së.


“Kjo është një qeveri që do të krijojë politika vetëm për veten dhe qytetarët e kualifikuar për OBRM-PDUKM-në dhe të gjitha të tjerat do të jenë të parëndësishme. Një qeveri që do t’i mbajë qytetarët në konvulsione dhe frikë të vazhdueshme, me propagandë të përditshme të përçarjeve, armiqve dhe destabilizimit. Skenar i parë tashmë”, thotë Filipçe, duke theksuar se këto politika janë rikthim nga e kaluara.

Sipas tij, OBRM-PDUKM nuk do të punojë për përmirësimin e standardit të qytetarëve, por vetëm për interesat e individëve dhe grupeve të caktuara që do të kenë detyrë të vetme sigurimin e votave në zgjedhje.

Në trend Lajme

Më shumë
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq –  Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Lajme
Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor

Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
Kalo në kategori