LAJMI I FUNDIT:

Filipçe nga Kongresi i 30-të i LSDM-së: Qeveria e re është regjim i ri, po krijohen kriza artificiale

Filipçe nga Kongresi i 30-të i LSDM-së: Qeveria e re është regjim i ri, po krijohen kriza artificiale

LSDM-ja sot në Shkup e mban Kongresin e 30-të, ku do të merret vendim për zgjedhje të përbërjes së Bordit Qendror dhe Mbikëqyrës tël LSDM-së dhe zgjedhja e zëvendës kryetarit/es të LSDM-së.

Lideri i partisë, Venko Filipçe në fjalimin e tij paa deputetëve tha se ky kongres do të jetë kthesë për LSDM-në. Filipçe tha se LSDM-ja ka qenë e fokusuar në eurointegrimet, por jo edhe në shërbimin për qytetarët, se kanë qenë servilë ndaj partnerëve të koalicionit dhe këto janë pjesë të shkaqeve për humbjen e tyre në zgjedhjet e fundit. Ai po ashtu tha se secili që ka gabuar, duhet të përgjigjet për krim dhe korrupsion, por se drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë, duke përfshirë edhe funksionarët në pushtet.

“Arroganca do të varroset thellë në tokë derisa jam unë kryetar”, tha mes tjerash Filipçe dhe shtoi se LSDM-ja është posaçërisht krenare që Radmilla Shekerinska është zonja e parë nga Ballkani që e kryen funksionin njeriu i dytë i NATO-s.


Qeveria e OBRM-PDUKM-së e ka shtyrë shtetin, siç tha, përsëri në regjim të ri, po bëhen spastrime në institucione, nga kriza artificiale dhe kërcënime të sajuara.  “Pushteti luan në letrën e ndarjeve”, tha Filipçe.

Në kongres marrin pjesë 536 delegatë nga gjithsej 626, respektivisht 85 për qind. Ka edhe përfaqësues të partive të tjera opozitare, PRSD, PLD e tjerë.

Sot vazhdoi Kongresi i 29-të i partisë, i cili u mbajt para fillimit të Kongresit të 30-të të LSDM-së, ku u konstatua mosbesimi në organet e Këshillit Qendror dhe Mbikëqyrës dhe dorëheqja e nënkryetares së mëparshme të LSDM-së, Sanja Llukarevska.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën

Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën

Lajme
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Kronika e Zezë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Kalo në kategori