Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se është e mundur të aplikohen masa kufizuese për lëvizjen e qytetarëve, nëse nuk respektohen masat për mbajtje të maskës dhe për të ruajtur distancën sociale. Megjithëse nuk e specifikoi kur kjo mund të ndodhë, ai tha se iu është treguar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe nga ekspertë të tjerë që vizituan vendin. Ai tha se numri i të infektuarve të ri, ka të bëjë me mosrespektimin e masave.
“E vetmja masë tjetër që mund të merret në konsideratë, përveç këtyre masave aktuale, është kufizimi i lëvizjes. Kini kujdes, kjo nuk do të jetë aktuale tani ose vetëm në muajt e verës, madje edhe më shumë në vjeshtë, kur do të ketë më shumë njerëz brenda, nuk do të mundet të pritet as rend jashtë, me siguri do të kemi një numër shtesë të pacientëve me grip sezonal dhe problemi mund të jetë edhe më i madh. Tani për tani, jo, por ne po e ndjekim nga afër situatën, kontaktet po analizohen, po izolohen, nëse është e nevojshme, edhe ajo do të rekomandohet. Shpresoj që të mos arrijmë deri aty”, deklaroi Venko Filpçe-Ministër i Shëndetësisë.
Filipçe tha se ne nuk mund të jetojmë të mbyllur dhe me kufizime në lëvizje, por se, për këtë shkak, të gjithë duhet të mësojnë të jetojnë duke mbajtur maska dhe duke ruajtur distancë. Në aspektin e kapaciteteve të spitaleve, për momentin ka vende të mjaftueshme.
“Ka vende në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe në Spitalin “8 Shtatori”, si dhe në spitalet e sëmundjeve infektive në vend. Ne nuk shqetësohemi për momentin që një numër i madh i pacientëve mund të vijnë në spital. Menaxhohet kuadri dhe sistemi i rotacionit, kështu që, ka vende të mjaftueshme”, tha Venko Filipçe- Ministër i Shëndetësisë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania