LAJMI I FUNDIT:

Filipçe, Mickoskit: Parimet tuaja kanë rënë, ktheje mandatin ashtu siç premtove

Filipçe, Mickoskit: Parimet tuaja kanë rënë, ktheje mandatin ashtu siç premtove

Qeveria në këta katër muaj është në drejtim krejtësisht të kundërt nga premtimet që keni bërë para zgjedhjeve dhe politika juaj nuk ka shtyllë kurrizore, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në seancën e sotme parlamentare.

“I gjithë suksesi juaj politik u bazua në kundërshtimin e Marrëveshjes së Prespës, një marrëveshje që ju pretenduat se ishte tradhti kombëtare. Ju me të vërtetë nuk keni ndonjë politikë tjetër me të cilën do të kujtoheni përveçse të vishni bluzat me një JO të madhe për Marrëveshjen e Prespës. Por pasi u ulët në karrigen e kryeministrit, e njëjta marrëveshje u bë “kryevepër e diplomacisë”, e kërkoni si shembull për marrëveshjet e tjera dhe nga një kundërshtar i palodhur, u bëtë mbështetësi më i zëshëm. Kjo dyfytyrësi dhe hipokrizi supreme politike duhet të studiohet në librat për manipulimin e qytetarëve”, tha Filipçe.

Në të njëjtën kohë, Filipçe i bëri thirrje Mickoskit që ta kthejë mandatin ashtu siç kishte premtuar në fushatën parazgjedhore.


“Thatë se do ta ktheje mandatin nëse do të thuash ndonjëherë Veriu. Hajde Kryeministër, tani është shansi juaj për të rikthyer mandatin në Kuvend. Në vend të kësaj, ju dhe ministrat tuaj keni filluar të përdorni emrin kushtetues dhe disa prej tyre e shqiptojnë me krenari.

Me këtë ju treguat se politika juaj nuk ka shtyllë kurrizore, por ne e dinim këtë. Ju kryeministër keni ripërcaktuar hipokrizinë politike dhe populizmin. Jeni përkurlur, ju kanë rënë parimet”, tha Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Kalo në kategori