Filipçe: Masat dhe vaksinat janë efikase, askush nuk është detyruar për asgjë

“Protesta është e drejtë e garantuar me kushtetutë, por e tillë është edhe e drejta e shëndetit. Masat të cilat jemi duke i propozuar tashmë janë dëshmuar si efikase, ndërsa vaksinimi është mënyra e vetme që të luftojmë kundër virusit”.
Kështu shkroi në Facebook, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pas protestave të djeshme në të cilat u kundërshtuan masat e reja anti-Covid.
Filipçe thekson se në shumë vende në Evropë tashmë është përditshmëri të kërkohet certifikatë për hyrje në ngjarje masive dhe në objekte hotelierike.
“Këtë askush nuk e konsideron për diskriminim, por përgjegjësi dhe mbrojtje të shëndetit publik. Besoj se askush nuk dëshiron, kjo të zgjasë përgjithmonë. Edhe pse variantet e reja sjellin pasiguri, megjithatë përvojat e vendeve ku ka përqindje të lartë të personave të vaksinuar konfirmon se vaksinat janë efikase edhe për variantet e reja. Armë tjetër kundër virusit nuk kemi dhe fuqishëm besoj se të gjithë këtë do ta kuptojnë sa më parë, që të mund ta kthejmë lirinë dhe ta mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e më të afërmve”, thotë Filipçe.
Thekson se fakti që madje 90 për qind e rasteve të reja në vend në javën e fundit janë të pavaksinuar, është vërtetim i padyshimtë për efikasitetin e vaksinave.
“Vaksinat përveç që janë efikase, gjithashtu janë të sigurta. Mbi 1.000.000 doza të dhëna tek ne, pa komplikime serioze ose efekte të padëshiruara tek as edhe një qytetar, janë dëshmi për sigurinë e tyre. Edhe krahas këtyre argumenteve të forta për vaksinim, ai ngelet vullnetar. Gjithsecili që mundohet të paraqesë se është duke u bërë vaksinim i detyruar është duke e manipuluar opinionin. Askush nuk është i detyruar për asgjë, obligim i shtetit është ta mbrojë shëndetin publik dhe të sjellë masa”, nënvizon Filipçe.
Duke iu drejtuar atyre qytetarëve të cilët kanë mëdyshje ose refuzojnë të vaksinohen, Filipçe me mesazh për ata që t’u besojnë personave profesionistë dhe atyre të cilët kanë pasur përvojë me virusin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës