Filipçe: Kredia nga Hungaria është plan biznesi i Mickoskit në dëm të qytetarëve
Vënia e shtetit në peng ekonomik dhe politik të një vendi tjetër është një hap shumë i gabuar. Tre gjenerata do t’i kthejnë huazimet e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-së, pas të cilave fshihen qëllimet e dukshme të turbullta, thekson kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Siç njofton LSDM-ja, ai në një intervistë për të përjavshmen Fokus, vlerëson se kredia nga Hungaria është në fakt plan biznesi i Mickoskit, i cili me siguri do të shkojë në dëm të qytetarëve.
“Mickoski akuzoi LSDM-në për gjoja nënshtrim ndaj BE-së, ndërsa tani ai personalisht është nënshtrues më i madh i Hungarisë, një vend me tendenca të hapura prolindore dhe me një rol të paqartë në kuadër të Bashkimit Evropian. Me një borxh të tillë ndaj Hungarisë, nuk ka dyshim se vendimet politike dhe i gjithë orientimi strategjik i vendit do të jenë nën ndikimin e fortë hungarez. Por ky është një problem, problemi tjetër është korrupsioni potencial që po përgatitet me këto para”, deklaroi Filipçe
Një nga arsyet e një kredie nga një vend, e dhe jo nga një institucion financiar, sipas tij, është më pak kontrolli se si do të shpenzohen paratë.
“Kjo do të thotë se këto para do të shpenzohen në mënyrë të pakontrolluar që absolutisht do të thotë se do të ketë shumë korrupsion. Sipas informacioneve tona, OBRM-PDUKM edhe për pjesën që ka të bëjë në projekte nga komunat tashmë është duke negociuar me kompani që do të punojnë në projekte, me ç’rast do të jemi dëshmitarë të shpërndarjes së bizneseve të afërta me OBRM-PDUKM-në”, thotë Filipçe.
Faturat nga marrëveshja me Hungarinë, konsideron Filipçe, ndërsa fillimisht do t’i shohim edhe faturat e tjera dhe interesat e biznesit që fshihen pas marrëveshjes së kredisë.
Sa i përket Kodit Penal, Filipçe synon që Ministria e Drejtësisë tashmë të ketë një Kod të ri Penal që është përgatitur për një kohë të gjatë nga një grup pune të ekspertëve. Kujton se i ka bërë thirrje kryeministrit Mickoski që tekstin e përgatitur ta kalojë në debat publik dhe të miratohet sa më shpejt, por thotë se propozimi i tij është refuzuar shpejt nga lideri i OBRM-PDUKM-së në pushtet.
“Në Kodin e ri Penal, që insistoj të miratohet, ka dispozita të reja që sanksionojnë keqpërdorimin e pozitës dhe kompetencat zyrtare dhe kjo ishte përgjigjja ime për të gjitha spekulimet se po e ofrojmë për një lloj amnistie të fshehur ndaj zyrtarëve të qeverisë së kaluar”, theksoi Filipçe.
Ai mohon se ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara nga ana e Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së, kanë pasur për qëllim shpëtimin e funksionarëve të këtyre partive politike.
“Mendoj se është gabim të akuzohemi edhe më tutje se kjo është bërë për të mbrojtur funksionarët e Qeverisë së LSDM-së nga kriminelët e supozuar, kur pikërisht ata udhëheqës nga OBRM-PDUKM më shumë kanë përfituar nga ato ndryshime dhe tani janë në funksione të larta”, thotë Filipçe.
Ai konsideron se nuk ka arsyetim pse teksti i ri i Kodit Penal duhet të mbetet në sirtar, kur nuk është vetëm angazhim i LSDM-së si partia e mëparshme në pushtet, tani opozitë, por është edhe obligim nga agjenda reformuese e Bashkimit Evropian.
Lidhur me faktin se besimi në gjyqësor gjatë qeverisjes së LSDM-së ka rënë shumë, Filipçe konsideron se ishte gabim që nuk i realizuan të gjitha projektet e parapara në Strategjinë për Reforma në Drejtësi, por edhe sepse u miratuan shumë reforma dhe ligje kyçe.
“Të mos harrojmë se në këtë fushë janë miratuar më shumë se 20 ligje apo ndryshime ligjore. E përmenda se edhe ligji i ri penal ishte në fazën përfundimtare. Në fund të fundit, ishte Qeveria e LSDM-së ajo që kërkoi nga Brukseli dërgimin e misionit vlerësues për Këshillin Gjyqësor dhe sipas rekomandimeve të ekspertëve evropianë, filloi puna për ndryshimet në ligjin për Këshillin Gjyqësor. Me sukses u realizua skriningu për kapitujt 23 dhe 24 i cili u përgatit dhe u pranua nga Brukseli. Të gjitha këto rezultate nuk janë neglizhim dhe tregojnë se LSDM-ja ende ka pasur synim të sinqertë sa i përket proceseve në gjyqësor”, tha Filipçe.
Në lidhje me kërkesën e OBRM-PDUKM-së, të shpërndahen Këshillat e Gjykatësve dhe Prokurorëve, Filipçe përkujton se LSDM-ja tashmë qartë e ka thënë qëndrimin e saj, se çdo reformë në gjyqësor duhet të monitorohet dhe miratohet nga komuniteti ndërkombëtar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime