LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Kemi propozuar që gjatë Bajramit dhe Pashkëve të mos ketë orë policore

Filipçe: Kemi propozuar që gjatë Bajramit dhe Pashkëve të mos ketë orë policore

Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar zbutjen e masave kufizuese. Mes tjerash parashikohet që gjatë festës se Bajramit dhe festës së Pashkëve të mos ketë orë policore.

Këtë deklarata Filipçe e bëri pas monitorimit të procesit të imunizimit të popullsisë që kreu sot në sallën “A1 Arena Boris Trajkovski” në Shkup.

“Fillimisht të hapen tarracat verore në të gjitha objektet gastronomike. Ora policore të shkurtohet dhe të nis nga ora 21:00. Ndërsa gjatë festave në vijim, Pashkët, d.m.th të shtunën deri të dielën dhe 12 deri 13 maj, mos të ketë orë policore, ndërsa në këto ditë objektet gastronomike të punojnë nga ora 21:00 deri 21:30”, tha ministri Filipçe.


Ndërsa në lidhje me vaksinimin e popullsisë, Filipçe tha se ky proces po rrjedh me dinamikën e paraparë.

“Vaksinimi po rrjedh mirë këtu në Sallën A1 Arena në Boris Trajkovski. Sot arrijnë edhe 10 mijë vaksina Pfizer. Numrat po ulen, vala epidemiologjike po bie, presioni ndaj spitaleve po bie gjithashtu, sot kemi më pak se 100 të infektuar”, deklaroi Venko Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori