FIFA dënon Bin Hammam

Kohë më parë Jack Warner, shef ekzekutiv në FIFA dhe Bin Hammam ishin dënuar për dhënie të rryshfeteve anëtarëve të komitetit të FIFA-s për të votuar pro Hammamit në garën presidenciale kundër Sepp Blatter. Që të dy i kanë mohuar akuzat, por FIFA nuk mendoi kështu.
“Bin Hammam dënohet përjetësisht nga të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë lidhje me futboll në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, theksoi një zyrtar i FIFA-s për PA.
Kjo është një goditje e rëndë për njeriun kryesor në futbollin aziatik, ndërsa po ai ka paralajmëruar se do të apelojë të gjitha vendimet në gjykata. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/07/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































