Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen.
E lindur më 22 gusht të vitit 1995 në Londër, ajo ka mbushur plot 28 vite jetë.
Artistja me këtë rast ka marrë urime të shumta, në mesin e tyre disa të veçanta edhe nga prindërit e saj, Dukagjini dhe Anesa Lipa.
Të njëjtit kanë shpërndarë fotografi me krijuesen e hitit “Levitating”, përfshirë edhe disa copëza nga fëmijëria.
“Kombinime në veshje që nga dita e parë. Urime ditëlindjen dashuria ime. Vazhdo të shkëlqesh dhe kurrë mos u ndal së mahnituri. Të dua”, ka qenë shkrimi që ia ka bërë Dukagjini.
Anesa në anën tjetër shtoi: “Urime ditëlindjen Dua. Jeta jote është një aventurë e mahnitshme dhe ti je e bukur sikur brenda ashtu edhe jashtë. Të dua pa fund”.
Dua ndërkohë ka jetuar edhe disa vite në Kosovë, gjë që e ka bërë të jetë më e lidhur me trojet shqiptare.
Bukuroshja viteve të fundit ka korrë suksese të mëdha në tregun muzikor ndërkombëtar, këngët e së cilës janë hite, ndonëse ka marrë edhe disa çmime e u përfshi edhe në reklama e filma. /Telegrafi/