Festa e 28 Nëntorit burim frymëzimi për shqiptarët

Përveç drejtuesve komunalë, përfaqësuesve të shoqatave të luftës dhe qytetarëve mitrovicas, të pranishëm ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza etj.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati tha se kjo festë është një moment i veçantë në historinë e popullit shqiptar.
“Kjo ngjarje fillimisht i dha emër shtetit modern shqiptar dhe së dyti shërbeu si burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët që kishin mbetur jashtë atyre kufijve”, tha ai.
Në këtë manifestim një program artistik u dha nga nxënësit e shkollës së muzikës “Tefta Tashko” dhe nga Ansambli i këngëve dhe valleve të qytetit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































