Në Komunën e Rahovecit përkatësisht në Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZhR), është duke u bërë aplikimi nga ana e fermerëve për pagesa direkte të cilat jepen nga granti qeveritar.
Drejtori i Drejtorisë së BPZhR-së, Berat Duraku, tha se ne si drejtori në koordinim edhe me Kryetarin e Komunës Smajl Latifi, kemi bërë me kohë njoftimin e fermerëve për hapjen e periudhës së aplikimit për pagesa direkte. Kurse për të shkurtuar pritjen për aplikim, kemi angazhuar punëtor shtesë me qellim që fermerët të mos presin gjatë, në mënyrë që fermerët të aplikojnë në afatin e paraparë kohor.
Drejtori Duraku, bënë thirrje për të gjithë fermerët e Komunës që konform afatin të paraparë deri më 31 mars 2018 që të aplikojnë për të përfituar nga pagesat direkte-subvencionet, që bëhet në bashkëpunim në mes të Komunës dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. /Telegrafi/