Finalistët e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve do të takohen edhe një herë këtë vikend në një ndeshje miqësore në SHBA, pjesë e turneut World Football Challenge.

“Nëse mendoj se ata do të luajnë me të gjithë lojtarët e rinj të shtunën, atëherë edhe unë do t’i luaja të gjithë të mitë. Do të ishte një ndeshje e mahnitshme. Paraqitjet dhe aktet heroike të Barcelonës në dy ose tre vitet e fundit i kanë lartësuar ata në mendjen e çdokujt. Tash ata janë ekipi më i mirë në botë”.


“Nuk është vetëm te ekipi i futbollit, është te filozofia – ajo çfarë ata besojnë, si ata drejtohen, si ata prodhojnë lojtarë të rinj. Jam shumë i lumtur të jem në vendin e dytë në këtë moment të kohës. Sfida jonë është të arrijmë atë nivel”, ka thënë Ferguson. /Telegrafi/