Në xhiron e 37-të të Superligës së Turqisë, Fenerbahce mposhti si mysafir me rezultat 1-0 rivalin e tyre më të madh, Galatasarayn dhe ruajtën shanset teorike për të fituar titullin e kampionit.
Në këtë mënyrë, Fenerbahce e shtyu festimin e titullit kampion turk të rivalit të saj më të madh deri në xhiron e fundit, kur Galata do të udhëtojë te Konyaspor.
Para ndeshjes kishte një tollovi të madh, ku lojtarët e të dy skuadrave u shtyn njëri me tjetrin.
Mbrojtësi turk Caglar Soyuncu i dha fitoren Fenerit me golin në minutën e 71-të të ndeshjes.
Çağlar Söyüncü’nün Fenerbahçe’ye derbi galibiyetini getiren golü
— DarkWeb Haber (@Darkwebhaber) May 19, 2024
Vlen të theksohet se mysafirët luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 21-të kur u përjashtua Alexander Djiku.
Para xhiros së fundit, Galatasaray mban vendin e parë me 99 pikë, tre më shumë se Fenerbahçe e vendit të dytë.
Fenerbahçe’nin maç sonu sevinci.pic.twitter.com/gr68hrbCrw
— Sports Digitale (@SportsDigitale) May 19, 2024
Feneri do të presë në shtëpi Istanbulsporin, ndërsa Galatasaray siç e cekëm do të vizitojë Konyasporin.
Nëse të dyja skuadrat kanë 99 pikë në fund, Fenerbahçe do të jetë kampione pasi në ndeshjet e ndërsjella ka rezultatet më të mira. /Telegrafi/