LAJMI I FUNDIT:

Femra tepër kritike? Ndoshta është faji i hormoneve

Femra tepër kritike? Ndoshta është faji i hormoneve

Mund të jetë pikërisht përqendrimi i lartë i hormoneve në ditët pjellore të ciklit, që e bën më kritik gjykimin femëror kundrejt grave të tjera.

Sipas psikologëve, në disa ditë të muajit, femrat janë të pamëshirshme në gjykimet ndaj bashkëmoshatareve të tyre. Një mekanizëm i pavetëdijshëm i zhvilluar për të ‘shkatërruar" rivalet përpara një partneri të mundshëm.

Kur gruaja është në periudhën më pjellore të muajit, sasia e estrogjeneve në qarkullim është shumë më e lartë se normalja.

Hormone që ndikojnë në karakter: e bëjnë gruan më agresive, më të kujdesshme, më të kthjellët. Dhe ndoshta edhe tepër kritike. Pra, biologjia mund të mbështesë rezultatin e kërkuesve. Por që të thuash që kjo gjë është e mundur, ka akoma shumë punë për t’u bërë. /Telegrafi/