"Nëse nuk martohesh me mua, do të bëhem prift”, i ka thënë 13 vjeçari Bergoglio femrës “fatale” e cila e ka refuzuar dhe kështu e “vulosi fatin” e tij.

“Për fatin e tij, unë e refuzova”, thotë Damonte. “Ai më donte. Luanim këtu në rrugë. Ishte lagje e qetë dikur dhe ai ishte shumë i mirë”.


Megjithatë, ajo pohon se dashuria e tyre është ndërprerë për shkakun e babait të saj.

"Ai më dërgoi një letër, dhe pasi e lexoi letrën babai im, më rrahu e më nuk guxova të korrespondoj me atë çun. Në atë letër ma ka vizatuar shtëpinë të cilën do ta blinim kur të martohemi”, u tha Amalia gazetarëve. "Prindërit e mi bënë gjithçka që të na ndajnë, dhe që atëherë nuk e kam parë. Edhe sot mendoj se jemi shpirtra binjakë, sepse që të dy i duam të varfrit”.

Motra e Papës, Maria Elena Bergoglio, ka thënë se vëllai i saj nuk ka dashur kurrë të bëhet kreu i 1.2 miliard katolikëve.

“Ai nuk donte të bëhej Papë. Kur flisnim me shaka për këtë, ai thoshte ‘jo, të lutem jo’, por ja që tani u përballë me një vetmi të pafund”, tha ajo. /Telegrafi/